Presidenti i komisionit të Venecias sot në Tiranë

Presidenti i komisionit të Venecias Gianni Buquicchio President i Komisionit të Venecias nis sot një vizitë treditore në Tiranë. Gjatë qendrimit në kryeqytetin shqiptar, Buquicchio do të takohet me krerët e politikës ndërsa do të jetë i pranishëm në komisionin e reformës në drejtësi gjatë ditës së martë, 27 janar 2015. Ndërkohë po nesër Buquicchio do të do të mbajë një fjalë të rëndësishme në konferencën e organizuar nga Instituti i Studimeve Diplomatike me temë: "Komisioni i Venecias dhe Shqipëria, dinamizimi i legjislacionit shqiptar drejt standarteve europiane", ku do të flasë për reformën në drejtësi. Në këtë konferencë jane të ftuar krerët me te lartë të politikës dhe të sistemit të drejtësisë në vend, gjithashtu është i ftuar edhe trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri.