Qytetarët fikin makinat për 5 minuta, Basha: Nisi pranvera e protestave
Tirane -Ora 11:00, në rruget e Tiranës, drejtuesit e mjeteve fikën motorrat duke bllokuar qarkullimin për 5 minutaProtesta e thirrur nga Partia Demokratike, erdhi si një mënyrë për të ngritur zërin qytetarë ndaj çmimit të karburantit që nuk refleketon aspak uljen e tregut ndërkombëtarë.Policët të paralajmëruar për protestën, nuk e patën aspak të lehtë të menaxhonin paralizimin e lëvizjes së mjeteve.Kreu i opozitës e bashkë me drejtues të tjerë demokrat, lëvizi me makinë deri në bulevard, duke e fikur në mes të rrugës.Lulzim Basha: "Thirrja jonë është që menjëherë të reflektohet kërkesa e qytetarëve për uljen e taksës së qarkullimit. Menjëherë të rikthehet çmimi i energjisë aty ku ishte dhe të plotësohet premtimi elektoral për ulje të çmimit të energjisë me 16% ashtu siç u premtua në fushatë. Nëse këto thirrje nuk reflektohen protestat tona do të vazhdojnë, jo vetëm në ndryshimin e buxhetit por deri në ndryshimin e qeverisë."Pas Bashës mjaft i ashpër, ishte dhe ish-kryeministri Berisha.Sali Berisha: "Për Edi Ramën është e pashpresë. Aq sa mund të shëroeht nga droga aq mund të shërohet nga kjo paralizë"Protesta nisi fiks në orën 11:oo dhe zgjati pak më shumë se 5 minuta, ku pjesa me e madhe e drejtuesve të mjeteve ju përgjigjen thirrjes së demokratëve, por pati dhe nga ata që nxituan në normalitetin e ditës.Qeveria: Askush s'ka të drejtë të cënojë sigurinëPër protestën reagoi zëvëndësministrja e Brendshme Elona Gjebrea e cila tha "PD dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të cënojë sigurinë e lëvizjes në rrugë qoftë për ndihmë e shpejtë, qoftë për forcat e rendit.Urojmë shumë që kjo e sotmja të mbetet vetëm një lajthitje dhe të mos përsëritet në dëm të lirisë e të së drejtës së njerëzve që dalin në rrugë me makinë për nevojat e punës dhe drejtës së tyre të përditshme."(Video: Pamje nga protestat per cmimin e naftes dhe deklarata e Bashes)