Protesta e Opozitës, Paloka: Qeveria ka krijuar urrejtje në popull
"Sot Shqipëria po drejtohet nga një qeveri që ka krijuar urretjen e të gjithë popullit, ndërsa me deputet dhe minisra bandit dhe ordiner nuk mund ti ulin koken opozites."Deklarata është bërë nga Kurbini prej nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka ku mori pjesë në 24-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë rreth. Paloka ftoi shqiptaret që t'i bashkohen protestave të opozitës."Në një vit e gjysme, ja arriti që të fitojë urrejtjen e popullit të tij. Nëse nuk e ndalim ne, nëse ne nuk i dalim përballë dhe t'i tregojmë vendin ai do të vazhdojë ta cojë këtë vend në humnerë. Shumë shpejt do t'i tregojmë vendin Edi Ramës, Ilir Metës dhe të gjithë aytre që e pasojnë", tha Paloka.Në 24-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Kurbin kanë qenë të pranishëm edhe themelues e ish drejtues të kësaj force politike ndër vite, ndërkohë që për demokratët objektivi tani do jenë zgjedhjet vendore të 21 qershorit.