Çmimi i naftës, qytetarët japin qëndrime të ndryshme për protestën
Vazhdimisht opozita u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë të hënën për çmimin e naftës, po ashtu shoqëria civile ka shfrytëzuar të gjitha mënyrat e komunikimit për të fikur makinën në rrugë.Por qytetarët japin argumentet e tyre për të qenë ose jo në këtë protestë, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë të shqetësuar për çmimin ende të lartë të naftës. Ndërsa vëzhgimi i bërë tregon se nga një vit më herët deri më sot, nafta ka pësuar një rënie të lehtë me 20 lek.Tirane- Pavarësisht presionit të opozitës e shoqërisë civile për të dalë në protestë, tregtarët e karburanteve në vend nuk kanë bërë ulje të çmimit të naftës. Në Shqipëri një litër naftë kushton më shtrenjtë se në Kosovë dhe në vendet e rajonit.E nëse në total për një vit çmimi i naftës ka pësuar një rënie prej 20 lekësh, benzina vijon të jetë e shtrenjtë.[caption id="attachment_454762" align="alignnone" width="791"]
(Çmimi karburanteve në Tiranë)[/caption]Por ka një kontrast tjetër në tregun shqiptar.[caption id="attachment_454764" align="alignnone" width="1017"]
(Çmimi i karburanteve në periferi të kryeqytetit, konkretisht në Kamëz)[/caption]Kur i pyet qytetarët për çmimin e karburanteve në një linjë shprehin shqetësimin. Nafta nuk po ulet dhe po vështirëson ekonominë e tyre.Ndërsa kur i pyet nëse do të jenë pjesë e protestës së opozitës, raporti është i drejtë. Një pjesë thotë se nuk do ti bashkohet opozitës sepse PD sipas tyre nuk solli çmim më të ulët për naftën.Ndërsa pjesa tjetër përgjigjen pozitivisht për të fikur makinën në rrugë si mënyrën për të kundërshtuar këtë rritje. Argumenti i tyre në këtë rast bëhet për taksat e larta.Fikja e makinës në rrugë për 5 min do të jetë një tregues për Shqipërinë, nëse çmimi i naftës është shqetësim për qytetarët apo jo.