FOTO/Kurdët ekzekutojnë Lavdrim Muhaxherin dhe 41 terroristë të ISIS?

Rreth 42 terroristë të ISIS, mes tyre edhe Lavdrim Muhaxheri raportohet të jenë vrarë nga forcat kurde. Këto të fundit kanë publikuar foto nga terroristët e vrarë.Ende nuk është e sigurtë nëse mes viktima është dhe Lavdrim Muhaxheri, ndërkohë që gazetarja Hala Jaber e raporton në faqen e saj në twitter.“Another infamous #Isis fighter #Abu_Abdallah_Kosovo from #Albania was killed today in #Kobani. #Syria #Kurds” shkruan ajo.“ISIS i ka vetëm edhe 4 rrugë në kontroll. Kur të çlirojmë edhe këto 4 rrugë atëherë Kobane do të jetë përfundimisht e çliruar”, ka thënë komandanti i kurdëve sot.Qyteti i Kobanit është një nga qytetet ku zhvillohet betejë e ashpër mes terroristëve të ISIS'it dhe luftëtarëve kurdë.Më 1 janar, në bazë të statistikave nga Observatori Sirian për të Dretjat e Njeriut, ishte raportuar se kurdët tashmë kanë nën kontroll 70 për qind të këtij qyteti.Ky qytet ka një rëndësi të madhe në luftën kundër ISIS'it, pasi  vlerësohet të jetë një 'urë' lidhëse që terroristët e ISIS'it pretendojnë ta marrin nën kontroll, në mënyrë që të depërtojnë më lehtë për në Europë.2_7280