Greqi, betohet Tsipras. Tani është Kryeministër në qeverisje me të djathët
Greqia kthen faqe. Përmes një ceremonie të shkurtër dhe të shpejtë, Aleksis Tsipras u bë zyrtarisht kryeministri i ri i Greqisë vetëm një ditë pas zgjedhjeve të së dielës, duke hyrë në koalicion me të djathtëtNë orën 15:00 (rreth orës 16:00 me orën lokale greke, të 26 janarit 2015 )40-vjeçari mbërriti në pallatin presidencial të Athinës ku u takua me presidentin Karolos Papulias.Para betimit, në takimin e shkurtër me Papuliasin, Tsipras i kërkoi që të përshpjetonte procedurat pasi vendin e prisnin sfida të mëdha.Ajo që ra në sy ishte mungesa në ceremoni e kreut të Kishës Ortodokse Greke, Ieronimus, duke thyer kështu një traditë të vjetër në vend.Megjithatë, para se të mbërrinte në presidencë, kryeministri i ri u takua me kreun e kishës, me të cilin gëzon marrëdhënie të mira, edhe pse është zotuar të ndërpresë disa nga privilegjet e institucionit fetar.Qeverisja me të djathtetOra 09: 47 Në fillim të ditës, Tsipras, pas vetëm një kafeje me kreun e Grekëve të Pavarur, Panos Komenos, vendosën të formonin koalicionin e ri qeverisës.. Grekët e Pavarur, parti e djathtë me një qasje të ashpër ndaj emigracionit, nuk përputhen në disa pika me Syriza-n për sa i përket çështjeve sociale, por janë të një mendimi për sa i përket ndryshimit të programit të shpëtimit të aprovuar nga qeveria Samaras. Ata ndajnë të njejtin vizion për sa i përket refuzimit të masave shtrënguese të imponuara nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.Në më pak se një orë bisedime mes Panos Kommenos, lideri i “Grekëve të pavarur” doli nga selia e Syrizës dhe para gazetarëve deklaroi se tashmë Greqia ka një qeveri:Panos Kommenos: Dua të them vetëm se që nga ky moment kemi një qeveri . Partia e Grekëve të Pavarur do të japë votëbesimin për kryeministrin Aleksis Tsipras. Kryeministri i ri do të shkojë fillimisht te presidenti dhe kabineti do të shpallet shumë shpejt. Synimi i të gjithë grekëve është që të nisim një ditë të re, ku të jemi sovranë!"Greket e pavarur me 13 deputeteGrekët e pavarur kanë 13 deputetë, ndërkohë që Syriza arriti të marrë përfundimisht 149 deputetë, duke u detyruar të bëjë koalicion për të formuar qeverinë. Në zgjedhjet e së dielës, Demokracia e Re e Antonis Samras mori 76 deputetë, Agimi i Artë dhe Potami nga 17, Partia Komuniste 15 deputetë, ndërsa PASOK siguroi vetëm 15 vende në parlamentin helen.Syriza fitoi zgjedhjet por nuk mori shumicen e cilesuar per 2 deputeteSyriza e Aleksis Tsipras ka triumfuar në zgjedhjet e përgjithshme në Greqi por nuk arriti të marrë shumicën absolute për të formuar e vetme qeverinë."Tërmeti" Syriza siç e kanë cilësuar mediat në shtetin ghre ka arritur të marrë 36.34 % të votave, që i sigurojnë 149 vende në parlament, nga 300 që janë gjithsej.Demokracia e Re e Antonis Samaras mori 27.81 % ose 76 deputetë, forcë e tretë ka dalë "Agimi i Artë" me 6.28% duke siguruar 17 vende në parlament, aq sa partia e re e sapoformuar Potami 17 vende, Komunistët ia kanë dalë të marrin 15 vende në parlamentin e ri, ndërsa ANEL, apo "Grekët e Pavarur" dhe PASOK i Venizelos kanë 13 vende në Parlament.Ndërsa KINIMA, partia e Jorgos Papandreut është jashtë parlamentit duke mos arritur të kalojë pragun elektoral prej 3%.Aleksis Tsipras: "Populli grek bëri histori40 vjecari Alexis Tsipras tha para mbështetësve të shumtë në Athinë seAleksis Tsipras: "Populli grek bëri histori. Greqia lë pas 5 vite poshtërim dhe tashmë merr frymë me dinjitet drejt BE-së.Do të fillojmë me punë të madhe pas këtij vendimi të popullit grek. Mbyllet një kapitull i varfërisë së vendit tonë, duke lënë pas kujtimet e varfërisë dhe katastrofës. Trojka për Greqinë tashmë është një e kaluar. Nuk ka fitues dhe humbës por sot kemi mposhtur oligarkinë.Qeveria e re greke nuk do të hapë konflikte të njëanshme, por sot përballë kemi një mundësi të jashtëzakonshme për një forum të ri, edhe për Europën, një politike të re për Evropën, për marrëdhënie të reja bazuar në respektimin e gjithsecilit por edhe në solidaritet.Pikësynimi ynë i parë do të jetë të menaxhojmë dhe të përballemi me themelet e kësaj krizë. Le ta ngremë diellin e demokracisë, të dinjitetit dhe së bashku do ia dalim mbanë" -Tsipras tha se Greqia do të bashkëpunojë me kreditorët ndërkombëtarë me qëllim arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme për pagesën e borxheve që Greqia i ka. Kreu I Syrizas ka thënë se do ta rinegocijoëj borxhin e Greqisë në vlerë prej 318 miliardë eurosh ndërsa ka premtuar se do t'u jepet fund masave shtrënguese ndaj popullit.Kundërshtari i tij politik, kryeministri Samaras i ka telefonuar Tsipras dhe e ka uruar për fitoren.Në një deklaratë për mediat Samaras tha se e mori vendin në një situatë të vështirë dhe arriti të tejkalonte krizën e rëndë ekonomike.Antonis Samaras: "Kur mora qeverisjen vendi ishte në prag katastrofe dhe u përpoqa ta zgjidh situatën. Arritëm të shmangim më të keqen dhe e nxorëm Greqinë nga kriza e thellë. sot dorëzoj vendin në një situatë më të mirë ekonomike, një vend që ka dalë nga kriza dhe mbi të gjitha dorëzoj një vend që është anëtar i BE dhe për të mirën e këtij vendi shpresoj që qeveria e re të mos i hedhë poshtë këto arritje"Ai deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen si kreu I Demokracisë së Re.Ndërkaq Ministri i Jashtëm Venizelos, kreu I PASOK tha se I ruon Syrizas të ketë sukses për të mirën e vendit.Evangelos Venizelos: "Syriza ka marrë një përgjegjësi të madhe, ndërsa të gjithë kanë detyrimin të respektojnë zgjedhjen e popullit grek. - t ha Venizelos.Ai dekalroi se nëse Papandreu nuk do të divorcohej nga partia e tij ëpr të krijuar një subjet të ri atëherë PASOK do të sihte parti e tretë dhe jo "Agimi iArtë". Megjithatë nuk ka kohë për të humbur tha minsitri I jashtëm grek, dhe shpresoj qe verdikti I popullit të jetë I mitë për të gjithë ne.REZULTATET E ZGJEDHJEVE NË GREQISyriza: 36,34% ose 149 deputetëDemokracia e Re: 27,81% ose 76 deputetëAgimi i Artë: 6,28% ose 17 deputetëPOTAM 6,05% ose 17 deputetëPartia Komuniste KKE 5,47% ose 15 deputetëGrekët e Pavarur ANEL 4,75% ose 13 deputetëPASOK 4,68% ose 13 deputetëLexoni me shumeZeneli: Fitorja e Syrizas s' ndikon në marrëdhëniet me ShqipërinëPanajoti: Populli ndëshkoi PASOK, nuk ka koalicion me SyrizanZgjedhjet e së dielës në Greqi, 25 janarQindra minoritarë kaluan kufirin për të votuar/ VIDEO