Gjirokastër, grabitën 60 mijë euro në banesë, 3 të rinj në pranga

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, të dyshuar si autorë të vjedhjes së 60 mijë eurove në një banesë.Ngjarja është e regjistruar mbrëmjen e 24 janarit 2015, në lagjen "Granicë" të qytetit Gjirokastër.Të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë thyer dhe vjedhur banesën e shtetasit F.Ç, duke marrë 60.000 Euro, bizhuteri dhe 6 aparate celularë.Janë arrestuar• Ervis Bushi, vjeç 18, banues në Gjirokastër.• Ernest Beluli, vjeç 18, banues Gjirokastër.• Flamur Zani, vjeç 30, banues Gjirokastër, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe “Armbajtie pa leje”.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes me thyerje , kryer në bashkëpunim”.