Ina Panajoti: Populli ndëshkoi PASOK, nuk ka koalicion me Syrizan

Ina Panajtoi, kandidatja për deputete e PASOK e cila nuk arriti të fitojë në zgjedhjet e parakohshme në Greqi, ka ndarë momentet e para pas dhënies së rezultateve me Dite e Re në Ora News.Panajoti ka thënë se populli grek vendosi të dënojë PASOK, por edhe të djathtët për shkak të politikave të ashpra që ndoqën. Ndërsa përjashtoi mundësinë e bashkëpunimi të PASOK me Syrizan.“Nuk ekziston mundësi e bashkëpunimit të PASOK me Syrizan, nuk ka mundësi që PASOK të marrë pjesë në qeveri. Venzizelos tha se do të shkojmë në një kongres për të analizuar disfatën që pësuam.PASOK është partia e fundit që hyn në parlament me 13 mandate. Populli grek vendosi të dënontë PASOK dhe të djathtët për politikat e ashpra, por të nevojshme që kanë ndjekur vitete e fundit”, tha Panajoti.Në lidhje me Syrizan, e cila doli forca e parë politike në vend, Panajoti tha se Tsipras edhe pse doli forca e pare politike nuk mund të formojë dot e vetme qeverin, por ka nisur negociatat me grekët e pavarur dhe pritet që pas negociatave të betohet si kryeministër.“Syriza është partia e parë, por nuk mund që të krijojë qeverinë e vetme, i duhet të pashkëpunojë më grekët e pavarur. Është një parti që vjen nga përcarja e të djathtës, janë ekstremistë të djathtë,që janë kundër drejtimit europian të Greqisë. Sot ka shumë mundësi që Tsiptras të betohet si kryeministër”, u shpreh kandidatja për deputet e PASOK.Ina Panajoti tha se ishte eksperiencë e vecantë përfshirja në këtë proces.“Jo nuk kam mundur të fitoj, në zonën time elektorale PASOK mori një mandate. Për mua ishte jo vetëm një nder, por jam krenare që mora pjesë, ishte një eksperiencë e papërsëritshme."