“Lulëzon” vjedhja e makinave në Lezhë, 17 gjatë janarit, asnjë i ndaluar
Vjedhja e automjeteve në Lezhë tashmë është shndërruar në një fenomen të përnatshëm. Vetëm një natë më parë u vodhën dy automjete tip Daimler Chrysler, duke e çuar në 17 numrin e grabitjeve në total këtë muaj në Lezhë. Asnjë prej këtyre rasteve nuk kanë një autor.Lezhë- Ndonëse policia patrullonte gjatë gjithë natës dy automjetet të tjera u vodhën një natë më parë në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës, duke e çuar në 17 numrin e automjeteve të vjedhura brenda 1 muaji në këtë qytet.Pronarët e mjeteve të vjedhura fajësojnë policinë, duke deklaruar se blutë kanë video të autorëve duke u vjedhur automjetet, por si publikojnë.Me qytetarët të cilëve u janë vjedhur mjetet e tyre u bashkua edhe kreu i Partisë Demokratike të Lezhës, Paulin Marku.Gjatë muajit të fundit thuajse çdo natë vidhet një automjet në lagjet e qytetit të Lezhës, ndërsa ende nuk ka asnjë përson të ndaluar.Dyshimet janë për një grup kriminal profesionist që vjen nga qyteti i Shkodrës, por që ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.