Vlorë, kapen me 6 pako tritol në automjet, arrestohen në Triport
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2015, 17:57
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare të Vlorës për Prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake‘.Ndalimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm në zonën e Triportit, ndërsa në pranga kanë rënë shtetasit P.Maze dhe B.Hodaj.Dy të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruan në mjetin Wolksvagen me të cilin udhëtonin, 6 pako lëndë plasëse, tritol.Ndërkaq materialet lidhur me të arrestuarit iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.