Shqiptari i arrestuar në Itali për terrorizëm mbahet në qeli

Është konfirmuar masa e arrestit për shqiptarin, Ziadin Gjorgji, të ndaluar tri ditë më parë në aeroportin e Katanias, pasi po përpiqej që të nisej prej andej për në Londër me dokumenta të falsifikuara.Ai u mor në pyetje nga gjykata e cila pranoi kërkesën për mbajtjen e tij pas hekurave.Por ai akuzohet momentalisht vetëm për prodhim dhe përdorim të dokumentave të falsifikuar, si dhe përdorimi i një karte te vjedhur krediti, ndërkohë që autoritetet italiane po hetojnë për të mbështetur akuzën për terrorizëm, për të cilën u dyshua fillimisht.Në kompjuterin që i ishte gjetur Gjorgjit me vete, sipas policisë italiane, ka të dhëna që lënë të dyshohet se ai ka pasur kontakte me një rrjet të dyshimtë, që i ka mundësuar edhe dokumentat e falsifikuara.