Arrestohen për plagosje në ’99, u sekuestrohen dhe 91 kallëpe eksplozivi

Sektori për krimet e rënda, në Drejtorinë e policisë së Qarkut të Kukësit, ka zbuluar një ngjarje të ndodhur në Majin e vitit 1999, ku është vjedhur me armë, me pasojë plagosjen e rëndë, një shtetas kosovar, në vendin e quajtur Mamëz, në Kukës.Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se është dokumentuar ngjarja dhe është bërë e mundur ndalimi i autorëve që janë shtetasit Agim Spahia, 37 vjec dhe Gëzim Voja, 44 vjec.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij të fundit, në fshatin Shtanë, të komunës Malzi,  janë gjetur 91 kallëpe lëndë eksplozive e llojit Nabeleks TG, 23 kapsolla detonatorë dhe 8 metër fitil.Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat e "Vjedhjes me armë në bashkëpunim" ,"Plagosjes rëndë me dashje" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake".