Mashtrim me pagesat e OSHEE, banorët e Shërmenit s’po gjejnë zgjidhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2015, 16:44
Banorët e fshatit Shtermen në komunën Gostime të Elbasanit, po vuajnë pasojat e vjedhjes së parave të faturave të energjisë elektrike prej punonjëses së Postës.Banorët rrëfejnë se u janë vjedhur shuma që shkojnë deri në 3 milion lekë të vjetra, ndërkohë që nuk dihet ende se si do veprohet nga OSHEE për këtë rast, ku pagesat e tyre kanë përfunduar në xhepin e punonjëses së shtetit.Policia e Elbasanit ka arrestuar ish-sportelistene Postës së fshatit Shtermen në Elbasan, Angjelina Toska, e cila është larguar nga puna në mars 2014.E njëjta proçedurë është ndjekur edhe për Engjellushe Moglicën, punonjëse në një filial të Postës në Elbasan, të dyja të akuzuara për përvetësim të pagesave të qytetarëve për llogari të OSHEE.