Fitorja e Syrizas, Amb.Dërvishi: Nuk sjell ndryshime në politikën e jashtme
Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dërvishi, tha në një lidhje telefonike për Ora Nees se fitorja e Syrizas nuk sjell ndryshime në politikën e jashtme, ndësa bëri të ditur se kandidatët shqiptarë në këto zgjedhje nuk dolën fitues.“Ky ishte një rezultat i parashikuar pak a shumë, ishte era e ndryshimit që dominoi që pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit por dhe dy, tre ditët e fundit me protesta e shumta.Pak a shumë ishte parashikuar që Syriza të dilte forcë e parë politike në këto zgjedhje, por jo një fitore kaq e thellë, megjithëse akoma nuk dimë rezultati përfundimtar. Gjithsesi duket që rezultati është i thellë në fitoren e Syrizas. Mendoj se do të krijojë një koalicion qeveritar.Sa i përket problemeve dhe marrëdhënieve me Shqipërinë, nuk parashikohet ndonjë ndryshim, pasi në përgjithësi marrëdhëniet dhe politika e jashtme në mënyrë të veçantë me fqinjët mbetet politika tradicionale.Mund të ketë negociata të reja, frymë të re në bisedimet për zgjidhjen e disa çështjeve që ne kemi por në vija të përgjithshme politika e jashtme nuk ka ndryshime të thella” tha ai.