Zgjedhjet në Greqi, qindra minoritarë kalojnë kufirin për të votuar

 Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi kanë sensisibilizuar edhe minoritarët grekë në Shqipëri. Këta të fundit janë organizuar me autobusë, dhe kanë shkuar në Greqi për të votuar. Transporti drejt vendeve respektive në Greqi është falas. Minoritarët që udhëtuan drejt Greqisë janë kryesisht të kampit opozitar. Sarandë, Gjirokastër-Qindra Minoritarë grekë  në Sarandë e Gjirokastër janë organizuar me autobusë ku transporti sigurohet falas për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për parlamentin e ri të Greqisë.Në Sarandë, minoritarët janë nisur përmes Sarandës dhe Qafë Botës, ndërsa në Gjirokastër, përmes pikës kufitare të Kakavijës janë organizuar me autobusë të linjave Gjirokastër-Janinë apo Gjirokastër-Athinë.“Do të shkojmë të votojmë, dhe shpresojmë të dalim me sukses.”“Do të shkojmë të votojmë, për ne kanë rëndësi këto zgjedhje, se kanë të bëjnë me fatin e Greqisë”Nuk ka një shifër të saktë sa është numri i minoritarëve, por konfirmohet se i përkasin kryesisht kampit opozitar. me pasaportë greke, ata kanë shkuar në shtetin fqinj përmes pikave kufitare të Kakavijës, Qafë Botit dhe Sarandës për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme  parlamentare.