Presidenti Obama në Indi, pritet me të shtëna topi dhe nderime ushtarake
Përmes një ceremoni reminishente të shekujve të kaluar, me të shtëna topi dhe nderime ushtarake, limuzina e presidenti amerikan, Barak Obama, u shoqërua nga kalorsia indiane në Nju Delhi, në pallatin presidencial.Kreu i Shtëpisë së Bardhë u prit me nga presidenti i vendit, Pranab Mukerxhe dhe kryeministri Narendra Modi para se të parakalonte përballë Gardës së Nderit.Pas takimeve me krerët e vendit, Obama vizitoi memorialin e Mahatma Gandit. Presidenti amerikan e ka përmendur më parë se është frymëzuar nga puna e ikonës së lirisë dhe pavarësisë së Indisë dhe se nuk mund të mos nderonte figurën dhe punën e tij.Obama pritet të marrë pjesë të hënën në Paradën e Ditës së Republikës, edhe pse historikisht kjo paradë është konsideruar si shfaqje e anti-amerikanizmit.Rreth 40 000 forca sigurie janë mobilizuar në vend për mbarëvajtjen e vizitës së Obamës, ndërsa 15 000 kamera janë instaluar në Nju Delhi për të monitoruar çdo lëvizje.Megjithatë, për arsye sigurie, duket se presidenti amerikan, i cili shoqërohet në këtë vizitë nga bashkëshortja Mishel Obama, nuk do ta vizitojë Taxh Mahalin.Vizita ka si synim që të rigjallërojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe veçanërisht të Obamës dhe Modit, i cili deri një vit më parë ishte "non grata" në Uashington. Shtetet e Bashkuara e shohin Indinë si një treg të madh potencial, që mund të shërbejë si kundërpeshë e hegjemonisë së Kinës në Azi, por politikat e jashtme të ish-kolonisë britanike dhe mungesa e reformave shpesh e kanë vënë në përplasje me Uashingtonin.