Brukseli thirrje vendeve myslimane të bëhen bashkë kundër terrorizmit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë takuar për të diskutuar rreth kërcënimit terrorist pas sulmeve në disa shtete europaine.Europa është në gadishmëri të lartë pasi një atentat terrorist në Belgjikë dështoi ndërsa 17 persona u vranë në dy sulme terroriste në Paris.Në Bruksel 28 ministrat diskutuan shqetësimin për kthimin e europianëve të radikalizuar të cilët kanë marrë pjesë ne lufrat ne Irak dhe Siri.Shefja e politikës së jashtme të BE Federika Mogerini bëri thirrje për një aleancë të gjerë kundër terrorizmit, duke përfshirë edhe vendet myslimane.Mogherini tha se duhet të ketë më shumë bashkëpunim me vendet myslimane, duke shtuar se jo vetëm Parisi po ballafaqohet me kërcënimet terroriste, por edhe vende të tjera europiane dhe jo europiane."Duhet të forcojmë mënyrat tonë fillimisht duke bashkëpunuar më shumë me vendet arabe dhe pastaj brenda nesh. Kemi nevojë për më shumë informacion dhe kjo vjen nga bashkëpunimi më i ngushtë me vendet myslimane", tha Mogerini, duke shtuar se për këtë po diskutohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm.Deklarata dhe thirrja e Mogerinit u mbështet edhe nga Sekretari i Jashtëm Britanik Philip Hammond, i cili tha se vendet myslimane janë ato që kanë vuajtur barrën më të madhe të terrorizmit dhe ata do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit.Hemond tha se duhet të punojmë ngushtë me ta për të mbrojtur ata dhe vendet tona në Bashkimin Europian.Jemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të mbajtur Europën të sigurtë dhe larg kërcënimeve terroriste, tha ai.Në takim nuk do të merret asnjë vendim, por thjesht debatohen alternativat përpara samitit të posaçëm kundër terrorizmit që do të mbahet më 12 shkurt në Londër, ku merr pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit John Kerry .