Eksperti i sigurisë: S'është bërë mjaftueshëm të parandalohen xhihadistët shqiptarë
Eksperti i çështjeve të sigurisë në Kosovë Abit Hoxha thotë se në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni nuk është bërë mjaftueshëm për të parandaluar shqiptarët të shkojnë të luftojnë në Siri dhe në Irak. Në një bisedë me skajp për gazetaren Linda Karadaku në emisionin e “Ballkan Magazine” të Ora News.Hoxha mendon se Ballkani nuk është aq shumë i rrezikuar nga terrorizmi sa Irani, Jordania, megjithatë nënvizon se mosbashkëpunimi I mirë mes Serbisë, Kosovës, Malit të Zi e Shqipërisë sjell probleme të mëdha në rajon.Linda Karadaku: Nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnje Hercegocina mendoni se është bërë mjaftueshëm për të parandaluar shqiptarët të shkojnë në luftë në Siri, Irak?Jo, vetë fakti që pjesëstarët e ISIS dhe grupe të ndryshme në Siri janë me përkatësi shqiptare tregon se nuk është bërë mjaftueshëm. Nuk ka pasur një politikë të shteteve në fjalë për ta parandaluarPo të shohësh profilin e atyre që kanë shkuar të luftojnë në Siri shumica janë pa punë, pa prespektivë ekonomike apo mundësi punësimi në Kosovë Shqipëri e Maqedoni.Beosj se të gjitha vendet janë të rrezikuara por jo aq shumë sa qëndra vendimmarrësi si Vjena, Parisi, Brukseli.Nuk shoh që Ballkani është prioritet i këtyre sulmeve. Nuk them se nuk do të jetë në të ardhmen. Mund të jetë në shkallë të vogël por jo në shkallë më të madhe si Irani, Jordania.Vërej mos bashkëpunim ndërshtetëror në Ballkan që sjell dhe imigrimin ilegal dhe trafikun e drogë dhe terrorizmin. Pjesë e mos bashkëpunimit taman mes Serbisë, Kosovës, Malit të zi, Shqipërisë sjell probleme të mëdha për rajonin.Emisione të tjera nga Ballkan Magazine