Specializimet, Vasili kritika të ashpra, Dekania pranon: U bënë me shpejtësi

Kreu i grupit kuvendor të LSI, Petrit Vasili, si ish-ministër i Shëndetësisë lëshon kritika te forta për mënyren e kryerjes së specializimeve të mjekësisë, duke i rreshtuar ato në studion e Ditë e Re, në Ora News."Janë shtuar elementet "interesante" siç është elementi i diskriminimit. Është përdorur një mesatare shqiptare, një mesatare e huaj. E dyta që është shumë e shëmtuar, nuk ndodh gjëkundi që intervistën ta bëjnë pedagogë të zgjedhur rëndom, jo jo intervista është një provë nëse unë do të vazhdoj kardiologji do të testohem nga njerëzit e departamentit të kardiologjisë."Gjithashtu edhe për sa i përket degës së Shëndetit Publik (që nuk është shpallur fare) ka patur rregulla rrugës, madje janë regjistruar njerëz edhe pa dhënë provimin e shtetit" tha ai.Përgjigjen ndaj kritikave e dha me herët nga e njëjta studio, dekania e fakultetit te mjekësisë, Mira Rakacolli, e cila pranoi ndër të tjera se procesi u krye me shpejtësi, pasi gjatë këtij viti, atyre studentëve që nuk fituan, do tu jepet sërish shansi për specializime."Për ata që kishin aplikuar u morën tre elementë të cilat u vendosën në bazë të standardeve europiane: Intervista me gojë, testimi i organizuar dhe pikët që do të merrte aplikanti në bazë të mesatareve të 6 vite dhe arsyeja që u bënë me afate të shkurtuara këtë vit se në 2015 ka përsëri specializime. Kur humbin 400 vetë unë them se ka pasur shumë pak pakënaqësi" u shpreh Rakacolli.Nga ana e tij z. Vasili ka ritheksuar qendrimin e tij publik kundër testimit te paralajmëruar të mjekëve dhe infermierevë, me argumentin."Sistemi aktual i krediteve krijon një gjë të rëndësishme për mjekësinë, edukim të vazhduar. Mjekësia nuk përfundon në një ditë dhe me një provim të një dite, ne si mjekë duhet të jemi të edukuar në vazhdimësi" tha Vasili.(Tonight Ilva Tare "Semundjet e Shendetesise", Debati mes Ilir Beqajt e Tritan Shehut)