VIDEOLAJM/Shqiptari shpik helikopterin 'Made in Presheva'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2015, 11:20
Shpikësi shqiptar e ka vendosur motorin dhe e ka ndezur tashmë helikopterin që ka filluar ta ndërtoj pak vite më parë.Ka mbetur vetëm koordinimi me institucionet që helikopteri unikat, i punuar nga mjeshtri preshevar Qani Lutfiu të fluturoj, transmeton zeri.info."Ky mund të fluturoj lirisht", thotë Lutfiu që së fundi i ndërroi motorin helikopterit që e ka punuar vet, duke i vendosur një motor me fuqi më të madhe se ai që e kishte.Motori që do të ngjesë në qiell helikopterin "Made in Presheva", djeg benzinë dhe vaj dhe sipas mjeshtrit është i një fuqie të jashtëzakonshme për ngritjen në qiell të tij.