Vlorë, 60 banesa pritet të prishen nga projekti Transballkanik, banorët kundër çmimit të shpronësimit
Banorët e lagjes, "Kushtrimi" në Vlorë, banesat e të cilëve preken nga projekti per lidhjen e autostrades me transballkaniken, kundërshtojnë cmimin e shpronësimit dhe deklaratat e qeverisë se banesat në proces legalizimi nuk do të shpronësohen.Banorët janë vizituar nga Deputeti i PDIU Dashamir Tahiri që pasi I ka dëgjuar u ka kërkuar të mos dalin nga banesat nëse më parë nuk u jepet shtepi apo një vlerë monetare e perafert me ate te tregut të apartamenteve.“Unë jam këtu për ti bërë thirrje kryeministrit, si deputet i Vlorës t’i vërë gishtin kokës dhe mos t’i prishë këto shtëpi me një të fshirë të lapsit, se vetëm po prish këtu në Vlorë, nuk po rregullon, port u japë edhe paratë. Përpara se tu marrë shtëpi, t’i japë shtëpi”, tha Tahiri.Nga projekti që do të bëjë lidhjen e rrugës transballkanive me autostradën preken rreth 60 banesa private, shumë nga të cilat janë mbi 40 vjeçare.