Durrës, bombë me telekomandë drejtorit të burgut të Fushë-Krujës
Pas dy shpërthimeve me eksploziv të dy automjeteve në Durrës, gjatë fundjavës, një tjetër mjet është hedhur në erë me të njëjtën mënyrë mëngjesin e së hënës 19 janar 2015. Shënjestra këtë radhë ka qenë drejtori i burgut të Fushë Krujës, Arben Suloj, i cili jeton në qytetin e Durrësit.Autovetura tip Opel me targa AA654 AS ka shpërthyer në kohën që ka qenë paralel me terminalin e kontenierëve në port, ndërkohë që drejtori i burgut ka qenë duke udhëtuar për në vendin e punës në Fushë Krujë.45 vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit më pas është transportuar drejt Tiranës pasi ka dëmtime në shtyllën kurrizore.Shpërthimi mëngjesin e sotëmShpërthimi ndodhi rreth orës 07.45 , të 19 janarit 2015 në ambientet e Autoritetit Portual, në dalje të Hyrje 1 dhe në drejtim të hyrjes për në hyrjen 4. Eksplozivi ka qenë vendosur në pjesën e pasme të mjetit, çka i ka shpëtuar jetën 45 vjecarit.Makina u përplas me një tabelëSiç duket edhe nga pamjet, pas shpërthimit Arben Suloj ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me një shtyllë të sinjalistikes.Ka dëmtime në shtyllën kurrizoreFillimisht Suloj është dërguar në spitalin e Durrësit. Më pas rreth orës 09:25 minuta drejtori i burgut është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mjekët thonë se ka dëmtime në shtyllën kurrizore.Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Një nga pistat e hetimit është ajo për shkak të detyrës. Burgu i Fushë Krujës është i sigurisë së lartë.Policia e Durrësit ka nisur hetimet për personat që mund të kenë vënë tritolin, ndërkohë që pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është ajo për shkak të detyrës.Policia: Eksplozivi iu vendos ne makineSot me date 19.01.2015 rreth ores 07.45 , ne ambjentet e Autoritetit Portual, ne dalje te Hyrje 1 dhe ne drejtim te hyrjes per ne hyrjen 4, z.Arben Sula , me detyre Drejtor I Burgut Fushe-Kruje , duke drejtuar mjetin me targe AA654AC, eshte demtuar per shkak te nje shperthimi me lende plasese, lende e cila ka qene e vendosur ne automjet. Per pasoje eshte demtuar personi dhe menjhere eshte derguar per ne Spitalin e Durresit per te marre mjekimet e duhura, jasht rrezikut per jeten. Policia po vazhdon hetimet si dhe po punohet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.45 vjecari Arben Suloj është banor i lagjes nr 1 në Durrës dhe prej 1 viti ushtron detyrën e drejtorit të burgut të Fushë Krujës. Ky ëhstë shpërthimi I tretë më tritol në automjet në Durrës.[caption id="attachment_452152" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Makina e Arben Suloj e shpërthyer në Durrës[/caption]VOTONI NE SONDAZHIN E ORA NEWS[poll id="47"]