Vladeta Kostiç i Listës Serbe zgjidhet kryetar komune në Graçnicë

Vladeta Kostiç i Listës Serbe është shpallur fituesi i garës zgjedhor për postin e kryetarit të Graçanicës.Kostiç, sipas të dhënave të KQZ-së, ka fituar rreth 65 % të votave, ndërsa i dyti më radhë është Nenad Rashiç me 31.5 %.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se janë 7 mijë e 270 fletëvotime të rregullta ndërsa 294 të tjera me kusht. Rezultati është bërë publik pas llogaritjeve të fletëvotimeve të 27 vendvotimeve në Graçanicë, pas mbylljes së votimeve.Sipas informacioneve, pjesëmarrja e banorëve të komunës së Graçanicës në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune ka qenë rreth 30%.Zgjedhjet në Graçanicë u mbajtën për shkak se kryetari i mëparshëm Branimir Stojanoviç, u zgjodh zëvendëskryeministër i Kosovës.