Leku vijon zhvlerësimin, euro dhe dollari në nivele shumë të larta

Leku shqiptar vazhdon që të humb pikë ndaj euros dhe dollarit amerikan.Që prej disa javëve dy monedhat më të rëndësishme në kursin e këmbimit valuator kanë fituar pikë duke e shvlerësuar ndjeshëm monedhën shqiptare.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë dollari amëerikan është këmbyer me rreth 121 lekë duke arritur kështu nivelin më të viteve të fundit.Ndërkohë monedha europiane edhe pse në tregjet ndërkombëtare euro është dobësuar përballë lekut shqiptar në Shqipëri ajo vijon të mbetet e fortë pasi 40 % të veprimeve shqiptarët I paguajnë në euro.Një euro është shkëmbyer me 140,28 lekë. Eksperti Arjan Kadareja shpjegon se gjithçka tashmë varet nga vendimi I Bankës Qëndrore Europiane për të hedhur ose jo euro në treg, pasi leku shqiptar ndjek euron.“Mendohet që Banka Europiane Qendrore do të ndërmarri akoma një politikë më lehtësuese, lehtësim sasior që do të thotë se numri i eurove do të shtohet. Synimi është rritja e aktivitetit në eurozonë dhe në varësi të asaj mase që do merret do të shkojë dhe euro. Nëse masa që merrej është më e madhe se c’pritej euro do të shvlerësohet më tej, por nëse masa që merret është më e vogël se ç’pritej euro mund të forcohet. Unë them që ndjekja e euros besoj se do të vazhdojë edhe gjatë 2015, kështu që edhe fatet e lekut kundrejt dollarit do të varet nga euro.”Dollari amerikan është forcuar ndaj monedha të tjera për shkak se ekonomia e SHBA-ve ka njohur një ecuri mjaft pozitive kohët e fundit ndërkohë që eurozona vijon të ketë një rritje ekonomike modeste.