Vrasja në Fier, Tahiri: Gjyqtarët bëjnë pazare me kriminelët, ndërsa KLD hesht

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar sot për vrasjen në Fier, ku bashkëshorti vrau gruan e tij, dhe për atentatin që iu bë një ditë më parë biznesmenti Ardian Trota në Durrës.Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri fajson drejtësinë. Sipas tij gjyqtarët bëjnë pazare me kriminelët. Tahiri thotë se këto janë pasojat e një drejtësie, e cila nuk funksionon për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit.“Arrestuar per plagosje te rende dhe armembajtje, denuar 3 vjet dhe Gjykata Apelit Vlore e nxjerr pas pak muajsh burg, sot vret gruan nga te rrahurat.Nje tjeter qe shpetoi gjalle dje nga atentati me eksploziv, me disa precedent penal te rende, ne kerkim per disa kohe se kishte dhunuar bashkeshorten, u arrestua per disa vepra penale dhe gjykata vendosi arrest shtepie (per dhune ndaj bashkshortes!!!!).Keto jane pasojat fatale te nje sistemi drejtesie qe nuk funksionon per shkak te paaftesise dhe korrupsionit te llahtarshem. Gjyqtaret bejne pazar me kriminelet, duke vrare bashke me ta, viktimat e rradhes”, shkruan Tahiri.Duke shigjetuar Presidentin e Republikës, Tahiri shkruan se Nishani dhe KLD nuk marrin asnjë masë.“Presidenti i Republikes i ka rastet rradhe, por asgje deri tani nuk ka levizur. KLD hesht ose ka shume pune te mbroje kooperativen e te korruptuarve. Ca deputete gra e ish ministre, flasin vetem kur viktimat e dhunes dalin ne lajme.”tahiri ne fb