Alarmi për terrorizëm, Italia përzë 9 anëtarë celulash si të dyshuar
Italia ka përzënë nga vendi nëntë vetë të dyshuar se i përkasin celulave islamike, ndërsa siguria në vend është rritur ndjeshëm, sikurse në të gjithë Europën. Ministri i Brendshëm, Anxhelino Alfano tha se mund të ketë edhe ekstradime të tjera. Media italiane ka spekuluar se disa nga personat e arratisur nga Belgjika pas operacioneve të policisë vendase janë arrestuar në Francë dhe të tjerë mund të jenë nisur për në Itali."Kemi bërë gjithçka të mundshme për t'u ruajtur nga këto kërcënime", tha Alfano për mediat, duke theksuar se largimet e personave të dyshuar kishin nisur para sulmeve të 7 janarit në redaksinë e revistës "Charlie Hebdo".Mes të larguarve janë pesë tunizianë, një egjiptian, një maroken dhe një pakistanez, të gjithë me leje afatgjata qendrimi. Sipas autoriteteve dy prej tyre po përgatiteshin për të udhëtuar për në Siri ku do t'u bashkoheshin grupimeve militante. Ndërsa mediat italiane kanë raportuar se rreth 100 vetë po mbahen nën mbikqyrje nga policia.Pasi u takua të shtunën me homologun spanjoll, Horge Diaz në Madrid, Alfano tha se të gjithë vendet e Europës ishin përgatitur të bashkëpunonin për të shmangur sulme të tjera.