Zgjedhjet, Mediu zbut qëndrimin e opozitës: PR po punon për kandidatët
Ndryshe nga aleati demokrat, Lulzim Basha, republikani Fatmir Mediu nuk është i prerë në qëndrimin se më ndarjen e re territoriale nuk do të ketë zgjedhje. Në studion e lajmeve të Ora News, Mediu tha se PR po mendon kandidatët e zgjedhjeve të 21 qershorit të cilët nuk do ti imponohen koalicionit opozitar.“Jemi në fazën e diksutimeve edhe me kolegët e PD, edhe brenda PR, në një ndarje rajonale që kemi bërë sipas ndarjes që ka qenë më parë për të parë mundësitë e kandidimit, por edhe për të përzgjedhur kandidatët të cilët do të jenë të përbashkët, nuk ka asgjë që do imponojë PR, por nuk mund të pranojmë edhe imponimet të cilat nuk janë të suksesshme nga cila forcë politike që do vijë. Zoti Duka është deputet i PR, që ka një autoritet të fuqishëm në qarkun e Durrësit dhe këtë e ka treguar edhe me rezultatet e tij konkrete. Ne nuk do të diskutojmë asnjë emër në mënyrë prefenciale, por do të mundësojmë kandidatura që të jenë fituese”, tha Mediu.Mediu zbuloi se opozita shumë shpejt do të bëjë publike një analizë që sipas tij vërteton se ndarja territoriale është bërë për qëllime elektorale.“Ne kemi bindjen dhe kemi një analizë të qartë sesi janë bërë qendër për qendër votimi duke llogaritur PS, PSD, LSI dhe aktorë të tjerë për të arritur që të fitojnë zgjedhje. Ne këtë hartë e kemi të papranueshëm dhe do të bëjmë debatin tonë, në opinoni publik por edhe me faktorët të cilët vëzhgojnë proceset në Shqipëri. Ne do të shikojmë që zgjedhjet të jenë një shanc për qytetarët të cilët e kanë humbur marrëdhëniet me qeverinë, një shanc për opozitën për të ndërtuar një marrëdhënie të re me qytetarët, në mënyrë që ti japim qytetarëvë në zgjedhjet lokale ata që duhe”, u shpreh Mediu.Ndërsa për sesionin e ri parlamentar Mediu vlerëson si cështjen më kryesore demokriminalizimin e kuvendit