Ukrainë, marshim kundër luftës në Kiev

Mijëra banorë të Kievit dolën në sheshin "Pavarësia" paraditen e së dielës për të tubuar për paëen dhe për t'u lutur për viktimat e konfliktit që ka shpërthyer në lindje të vendit.Shumë mbanin në duar parrulla në kujtim të viktimave më të fundit, udhëtarëve të autobuzit të qëlluar nga rebelët pak ditë më parë. Emrat e 12 të vrarëve u përmendën me radhë ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Ukrainase mbajti një meshë në përkujtim të tyre dhe gjithë viktimave të deritanishme të konfliktit.Ka disa ditë tashmë që luftimet kanë rinisur në lindje të Ukrainës. Të shtunën ushtria qeveritare arriti të zmbrapste sulmin në aeroportin e Donjeckut, edhe pse separatistët pro rusë përdorën artilieri të rëndë. Nga luftimet pati tre të vrarë nga ana e ushtrisë dhe 18 të plagosur.Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, konflikti që vazhdon prej nëntë muajsh tashmë ka marrë jetën e 4800 personave dhe ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimit, duke risjellë kujtimet e hidhura të Luftës së Ftohtë. Rusia nuk i pranon akuzat nga Ukraina, SHBA dhe Bashkimi Europian se po ndihmon separatistët dhe kërkon heqjen e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj saj.