Durrës, shpërthen makina, dyshohet eksploziv. I dyti brenda 48 orësh në këtë qytet

Durrës-Një automjet ka shpërthyer pasditën e së dielës rreth orës 18:00 në zonën e plazhit në Durrës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.Policia ka bërë të ditur se automjeti tip Volvo me targa AA 262 JX, i cili ka qenë i parkuar në momentin e shpërthimit është në pronësi të Julian Tukut dhe shpërthimi dyshohet se është bërë me eksplozivNuk ka ende detaje në lidhje me autorët e këtij shpërthimi.Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Ndërkaq ditën e sotme katër persona janë arrestuar pasi u janë sekuestruar 3 mina me celular të montuara. Të rinjtë dyshohet se i shisnin bombat C4 me celular personave me precedentë që i përdornin për vepra kriminale.Ndërsa një ditë më parë, po në këtë qytet iu bë atentat me eksploziv biznesmenit Ardian Trota, i cili ishte me precedent të mëparshëm penal.Njoftimi i PolicisëSot më datën 18 Janar 2015 rreth orës 17:33 në plazh sektori Hekurudha ka shpërthyer automjeti tip Volvo me targa AA262 JX në pronësi të shtetasit Julian Tuku banues në lagjen 13 Plazh. Makina ka qenë e parkuar pranë shkollës 8 vjecare Bajram Curri. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme material jonë njerëz.[caption id="attachment_452045" align="alignnone" width="640"]shperthimi durres 4 (Në foto: Makina që shpërtheu në Durrës)[/caption][caption id="attachment_452043" align="alignnone" width="640"]shperthim durres 3 (Në foto: Makina që shpërtheu në Durrës)[/caption][caption id="attachment_452042" align="alignnone" width="640"]shperthim durres 2 (Në foto: Makina që shpërtheu në Durrës)[/caption][caption id="attachment_452041" align="alignnone" width="640"]shperthim durres 1 (Në foto: Makina që shpërtheu në Durrës)[/caption]