Artistët shqiptarë në Londër, kryeministri Rama në çeljen e ekspozitës
Edi Hila dhe Adrian Paci rikthehen me ekspozitën "Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara", e cila është çelur në në mjediset e shkollës së mirënjohur të arkitekturës, Architectural Association në Londër.I pranishëm në çeljen e ekspozitës, e cila u shoqërua me diskutime të hapura me student e pedagogë, ishte edhe kryeminisrri Edi Rama i cili e vlerësoi atë si një mundësi që Shqipëria të shihet me një tjetër sy.Për kuratoren Jonida Turani ekspozita pati shumë sukses, jo vetëm nga shtypi shqiptar por edhe ai I huaj.Ndërsa për organizatorët e Architectural Association, ekspozita nuk përfaqëson thjesht një bashkëpunim të tashëm, por një urë për të ardhmen midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar , për t'i folur sa më shumë njerëzve përmes artit.Ekspozita e dy artistëve shqiptarë "Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara" vjen pas suksesit vitin e kaluar në Bienalen e Venecias.