Rrëshqitja në Ibë, situata e rrezikshme për banorët dhe udhëtarët

Ditën e shtunë në aksin Tiranë Elbasan ka nisur puna për pastrimin e dheut në fshatin Ibe. Por situata vazhdon e njëjtë. Masivi i dheut që ka rrëshqitur para disa kohësh vazhdon të rrezikojë jetën e banorëve dhe kalimtarëve.Ngjarja në fshatin Ibë ka ndodhur në datën 13 dhjetor të viti 2014, dhe gati më shumë se një muaj më pas, nuk është e veshtire te dallosh që përvec boshatisjes së mallit nga ana e pronarit në dyqanin që ndodhet buzë rrugës pamjet janë të njejta. Në Ibë vazhdojnë të shaqen të njejta pamje.Banoret shprehen se është pastruar vetëm një pjesë e rrugës, ndërsa rreziku për ta vazhdon të jetë presentAksi Tiranë- Elbasan është bllokuar dhe zhbllokuar disa herë që pas rrëshqitjes masive të dheut në Fshatin Ibë, deri më tani, pas njoftimeve të shumta për pastrimin e rrugës, asnjë masë konkrete nuk është marrë.Momentalisht rruga është e kalueshme në të dyja akset, dhe banoret ndonëse me frike, u janë kthyer banesave të tyre.