Fabrika e kokainës, PD: Pas grupit kriminal fshihen miqtë e qeverisë
PD i bëri apel prokurorisë të hetojë sa më thellë dosjen e fabrikës së kokainës për të arritur deri tek kumbarot e vërtetë të drogës.Deputeti Alban Zeneli tha se pas grupit kriminal fshihen miqtë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.“Rezulton se Porti i Durrësit, është përdorur për të sjellë paisjet dhe lëndën që i duhej grupit kriminal për të instaluar impiantin më të madh të Kokainës në Ballkan, e për ta prodhuar drogën.Po ashtu, kjo portë është përdorur edhe për ta trafikuar drogën.Eshtë provuar dhe pohuar edhe zyrtarisht, se kjo fabrikë dhe ky grup kriminal do të ishin edhe sot duke prodhuar e trafikuar kokainë, nëse nuk do të ishin ndalur nga policitë partnere.Më e pakta, kemi të bëjmë me një dështim, me një kapitullim të qeverisë në luftën ndaj drogës.Por mekanizmi dhe personat e përfshirë në këtë trafik, janë një akuzë që flet për lidhje të trafikantëve me deputetë e zyrtarë të lartë të qeverisë, për të cilat Edi Rama ende nuk po shprehet.Kjo fabrikë kokaine, kishte nevojë për energji elektrike. Si e lidhi energjinë elektrike fabrika e kokainës, kur kjo qeveri, për një tel të dyqanit që kryefamijari e kishte kaluar në sahatin e familjes, i mori atij jetën, pasi e la në burg për më shumë se dy muaj?Apo kjo ishte fabrika e sponsorve dhe miqve të deputetëve e zyrtarëve të qeverisë, dhe nuk duhej kontrolluar?Si mund të zhvillohej ky aktivitet i ngjeshur kriminal prej një viti, dhe asnjë polic të mos kishte dijeni, kur sot policia po mbush qelitë e vendit me të pamundur që duan të rregullojnë catinë ose të vendosin një tullë në murin rrethues të shtëpisë?Apo të gjithë përgjegjësit mbyllën sytë dhe veshët, sepse kjo ishte fabrika e miqve të Partisë?”