Ndërpritet transporti në tunelin Paris-Londër, tym në brendësi të tunelit
Shërbimi hekurudhor Eurostar, që vepron në tunelin e kanalit të La Manshit ka ndërprerë udhëtimet në të dy krahët, për shkak se është identifikuar tym në brendësi të tunelit.Përmes një postimi në Twitter, Eurostar konfirmoi se deri në një njoftim të dytë udhëtimet ishin pezulluar dhe se trenat që ishin në brendësi të tunelit po ktheheshin në stacionet e origjinës.Zëdhënësi i Eurotunel, kompanisë që administron tunelin që lidh Parisin me Londrën, tha se transporti i udhëtarëve dhe mjeteve ishte ndërprerë rreth gjysmë ore pas mesditës, pasi dy sinjaleve alarmi nga sistemi i monitorimit. Ai shtoi se inspektorët e tunleit ishin nisur menjëherë në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet."Menjëherë sapo të kemi informacione mbi atë që po ndodh do të njoftojmë", thuhet në mesazhin e zëdhënësit të kompanisë.