IS tregon makabritetin, hedhje nga lartësia, kryqëzime e vrasje me gurë

Kur e gjithë Europa dhe jo vetëm është mbërthyer nga frika e sulmeve terroriste të Shtetit Islamik, militantët e këtij të fundit sjellin të tjera dëshmi tronditëse.Dy burra u hodhën nga maja e një blloku kullash, dy të tjerë u kryqëzuan para një turme njerëzish dhe një grua u gjuajt me gurë për vdekje në serinë e fundit të ekzekutimeve të tmerrshme nga ISIS.Dy burrat u hodhën nga kulmi i ndërtesës në sy të turmës së njerëzve që bënin spektatorin poshtë vetëm sepse ata ishin homoseksualë.Akuzat janë komunikuar nga një luftëtar i maskuar i Shtetit islamik, duke përdorur një radio të vogël.Ai deklaronte se dy burrat janë fajtorë për angazhimin në aktivitete homoseksuale dhe duhet të dënohen me vdekje, në përputhje me interpretimin radikal të ligjit të Sheriatit të Shtetit Islamik.Ndërkaq dy burra të tjerë të akuzuar për vjedhje u kryqëzuan në kryqe të improvizuara metalike.Dy të burgosurit u shfaqën gjatë ekzekutimit me kostume sportive të zakonshme në vend të uniformës standarde portokalli që jemi mësuar të shohim në ekzekutime të tjera me të burgosurit shtetëror islam.Ndërkaq në fotot e fundit të publikuara tregohet një turmë militantësh teksa gjuajnë për vdekje me gure një grua.E shtrirë në tokë e pajetë, e rrethuar nga një grumbull gurësh të mëdhenj,çorapet e saj të ndritshme të kuqe janë ende të dukshme. Një copë e vjetër e pëlhurë blu është përdorur pastaj për të mbuluar trupin e gruas së vdekur.Ndryshe nga ekzekutimet e tjera në sheshet kryesore, gruaja është ekzekutuar në një zonë të qetë, larg nga turma.200 300