Restaurimi i Teatrit, Çuli deklaron se s'ka kërkuar shembjen e godinës
Shumë shpejt Teatri Kombëtar do të ketë pamje të re. Drejtori Hervin Çuli thotë se godina do të restaurohet por jo duke u shembur plotësisht. Çuli kërkon që paratë nga biletat të kalojnë në buxhetin e Teatrit dhe jo në atë të Shtetit.Tiranë- Teatri Kombëtar nuk do të ndryshojë strukturën që ka aktualisht si ndërtesë.Instuticioni më i rëndësishëm i kulturës në kryeqytetit do të restaurohet, por nuk do të shembet për tu rindërtuar.“Sa i përket godinës aktuale të Teatrit Kombëtar unë kam thënë se është një godinë në emergjencë, nuk kam thënë ndonjëherë se duhet të shembet apo jo sepse nuk është as në fuqitë e mia që të kem mundësi ta ndryshoj këtë realitet.Por është godinë në emergjencë. Specialistët kanë thënë se po të vazhdojnë arnimet janë para të hedhura në erë. Është godinë që ka mbaruar funksionin e saj. Unë shpresoj që ngadalë-ngadalë eprorët e mi të vendosin që në atë truall të ndërtohet një Teatër i ri Kombëtar “ tha Drejtori i Teatrit Kombëtar.Por ashtu si të gjitha institucionet të cilat nëpërmjet Ora News i bënë thirrje qeverisë që paratë nga biletat të mos kalojnë në buxhetin e shtetit por në atë të teatrit, këtë thirrje ka drejtuar edhe Hervin Çuli.“Të ardhurat nga biletat që fatmirësisht neve ligji për artin dhe kulturën na e lejon një gjë të tillë, presim një përgjigje nga Ministria e Financave. Akoma nuk kalojnë tek ne, po do të ishte një gjë shumë pozitive ti kalonin institucionit të Teatrit Kombëtar, edhe për të rritur buxhetin e vet por dhe për të motivuar krijuesit, Drejtorin, institucionin për të punuar më tepër”.Teatri Kombëtar është institucioni i cili këtë sezon të ri 2015 do të ngjisë në skenë artistë të merituar, por duke mos lënë pas edhe aktorët e rinj.