Durrës, atentat me eksploziv për herë të dytë biznesmenit kuksian. Arrestohet
Atentat me eksploziv biznesmenit në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës, 17 janar 2015, pranë Shkëmbit të Kavajës, ku mjeti tip Benz me targa AA 765 FN me të cilin udhëtonte biznesmeni Ardian Trota, 48 vjeç nga Kukesi është hedhur në erë me eksploziv.Nga hetimet paraprake rezulton se në momentin e shpërthimit shtetasi Ardian Trota ka qenë duke drejtuar automjetit e tij.Për pasojë ka mbetur i plagosur biznesmeni Trota, i cili është transportuar në spital per marrjen e ndihmes mjekësore.Burime nga bluzat e bardha bejne me dije se ndodhet jashte rrezikut per jeten.Nga ky moment Trota është arrestuar nga policia pasi rezultonte të ishte në arrest shtëpie, për veprat penale të “Dhunës në familje”, “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe e kishte thyer masën e sigurisë.Nderkaq vlen të theksohet fakti se shperthimi ka qene shume i forte, pasi mjeti është shkrumbuar plotësisht.Arrestimi i Ardian Trotës, pasi theu masën e sigurisëGjykata e rrethit Gjyqësor Kukës në datë 12.01.2015, ndaj këtij shtetasi ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për veprat penale të “Dhunës në familje”, “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” , parashikuar nga nenet 130/a,137/2 e 278/2 të Kodit Penal.Në kushtet kur shtetasi Ardian Trota është larguar nga banesa dhe nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës nga shërbimet e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale të “Largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal(Video: Pamjet e para nga vendi i ngjarjes)Policia: Ardian Trota me preçedent penalForca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Policia e Durrësit në njoftimin për mediat thekson se 48-vjeçari është me preçedent penal.“Sot me dt 17 janar rreth ores 10:00 ne rrugen dytesore te Shkallnurit mjeti tip benz E 270 CDI, autoveture me targa AA 765 FN, drejtohej nga shtetasi Ardian Trota, lindur në Kukës. Subjekti i ketij shperthimi ka qene ne levizje ne momentin e shperthimit te mjetit qe drejtonte.Shkak i aksidentit , eksplozivi. Shtetasi ne fjale eshte me precedente penale. Per momentin ndodhet ne spitalin e Durersit. Policia po shqyrton rrethanat e ngjarjes”.