Rruga e Kombit, Haxhinasto: Gati tenderi, tarifat në varësi të ofertave
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, deklaroi sot se Rruga e Kombit është në fazën e fundit të proçesit të tenderimit që pritet të shpallet brenda muajit janar.“Rruga e Kombit është në fazën përfundimtare të përgatitjes së proçesit të tenderimit dhe pjesa e tarifës do të jetë pjesë e ofertave që do sillen për këtë nga kompani të ndryshme. Jam optimist që brenda muajit janar tenderi do të shpallet”.Për planin kombëtar të sigurinë rrugore, Ministri deklaroi se të gjitha kapacitetet tona po rriten.“Prioriteti madhor i juaji theksoj është siguria e qytetarëve në rrugë, kjo është pjesë e planit kombëtar për sigurinë rrugore i cili ka arritur rezultate të dukshme gjatë vitit të kaluar, por detyrat dhe sfidat mbeten të mëdha, pasi në shfrytëzimin e rrugëve si aset kombëtar apo për garantimin e sigurisë rrugor.Ky shërbim ka edhe një mision tjetër të rëndësishëm, i cili është rregullimi i sistemit të përgjithshëm të transportit, për shfrytëzimin harmonik të të gjithë formave të transportit, me qëllim që rrugët të mos keqpërdoren dhe të mund të përdoren forma të tjera të transportit siç është hekurudha”– tha Haxhinasto.Deklaratat Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i bëri ndërsa inspektoi Shërbimin e Kontrollit të Transportit RrugorHaxhinasto nënvizoi rëndësinë që ka zbatueshmëria e ligjit për Shërbimin e Kontrollit të Transportit Rrugor dhe kërkoi që gjobat mos të shndërrohen në qëllim në vetvete, por të jenë masa parandaluese dhe dekurajuese për çdo formë shkelje.Ministri theksoi se transporti i mallrave të rënda, veçanërisht ai i naftës dhe mineraleve duhet të shkojë drejt transportit hekurudhor.