Zvicra forcon frangën, trondit sektorin bankar në Europën qëndrore e lindore
Vendim surprisë i Bankës Qëndrore të Zvicrës, e cila krejt papritur vendosi të heqë dorë nga politika e saj e ndalimit të forcimit të monedhës kombëtare Franga Zvicerane poshtë kuotës 1.2 franga për euro.Vendimi ka tronditur sektorin bankar në europën qëndrore dhe lindore. Sipas bankës, kjo masë e vendosur në shtator 2011 për të "mbrojtur ekonominë e Zvicrës nga kriza të mëdha" nuk është më e justifikuar.Franga zvicerane u forcua menjëherë pas vendimit nga 1.2 franga për euro në 1.02. Analistët thanë se Polonia është vecanërisht e ekspozuar ndaj ndryshimit të monedhës, e cila mund të cojë në rritjen e kredive të këqija dhe paraqet një shqetësim për politikat qeverisëse, pasi ka shumë probabilitet që fuqia blerëse e qytetarëve të zvogëlohet.Huamarrësit polakë shprehen se më rritjen e frangës zvicerane kreditë e tyre në këtë monedhe janë dyfshuar. Ata e konsiderojnë një kurth, pasi norma e kreditit ishte llogaritur në mënyrë të ndryshme.Ndërkohë mga ana tjetër, bankat shprehen se vetë klientët e kanë marrë përsipër këtë rrisk që në momentin e nënshkrimut të kontratës, teka përpiqen të qetësojë publikun se nuk ka vend për panik dhe në poloni situata do të qetësohet së shpejti.Vështirësitë e huamarrësve mund të kthehen në çështje politike në një kohë kur Polonia pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.Ekspertë besojnë se ekonomia e Zvicrës, e cila varet shumë nga eksportet, do të vuajë vendimin e bankës qëndrore për të lënë monedhën e vendit të forcohet kundrejt monedhave të huaja. Kundrejt lekut shqiptar, franga zvicerane nga 117 shkoi në 136 lekë./Oranews.tv/