Harito: Besojeni sistemin, konkuroni për vendet e lira në administratë

"Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm në fushën e administratës publike, hap që fillon me një nga tre ligjet që ishte kusht për marrjen e statusit".Kështu është shprehur nga Elbasani,Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.Ndërsa u kërkoi studentëve të Universitetit "Aleksandër Xhuvani"të besojnë tek sistemi dhe të konkurojnë në administratën publike.“Këtë mesazh dua t’iu përçojë juve: Besojeni sistemin! Kur të vijë momenti të konkuroni, konkuroni. Mos u dekurajoni nëse humbni një herë sepse mësoni procesin. Përpiquni, përpiquni të jeni më të aftët dhe keni gjithë shanset për të hyrë në shërbimin civil” tha Ministrja Harito.Ministria theksoi se për hir të transparencës, provimet me gojë për në administratë është vendosur të filmohen, me qëllim që të rishikohen nëse kandidatët kanë ankesa.