Zgjedhjet në Greqi, sondazhet tregojnë se Syriza po fiton pikë

Gjithnjë e më shumë partia e majtë "Syriza" po fiton mbështetjen e qytetarëve greke, pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 janarit, për shkak se në krye të fushatës së tyre qëndron kundërshtimi i masave shtrënguese të qeverisë aktuale të kryesuar nga Samaras."Shpresa po afron" është mesazhi që Syriza ka dhënë për votuesit grekë. Madje mijëra qytetarë janë mbledhur në rrugët e Athinës për të dëgjuar platformën e kandidatëve të partisë së majtë, e cila predikon se do ti japë fund masave të ashtuquajtura ndihmëse për ekonominë të imponuara nga Bashkimi Europian dhe FMN, ndërsa kanë premtuar se nëse do të vijnë në pushtet, do ti japin fund krizës humanitare që ka pushtuar vendin.Syriza synon të ulë borxhin e madh publik të shtetit, përmes planit të saj që është kundërshtuar edhe nga ndërkombëtarët, që Greqia të largohet nga Eurozona."Ne nuk duam të ndërmarrin aksione që do ta thellonin edhe më shumë borxhin tonë. Ne duam të diskutojmë, ne duam të negociojmë. Ne jemi gati jo që ta shkatërrojmë Eurozonën dhe monedhën euro, ne sigurisht që jemi pro-europianë, një forcë progresive dhe e zhvillimit. Ne duam të ruajmë euron por në të njëjtën kohë duam të mbrojmë njerezit tanë" tha Dimitris Papadimoulis", anëtar i Partisë Syriza dhe kandidat për në garën e 25 janarit.Grekët prej vitesh po përjetojnë krizën financiare më të rëndë të 2 dekadave të fundit ndaj dhe qytetarët grekë janë të etur për një alternativë të re, sikurse janë në kërkim të një jetë më të mirë edhe 300 zonjat, që deri një vit më parë punonin në Ministrinë e Financave greke por u hoqën nga puna për shkak të shkurtimeve të kërkuara nga ndërkombëtarët në sektorët publikë.Tani për tani ata jetojnë pa asnjë perspektivë por duket se qëllimi i tyre është vota për Syrizën, me shpresën se dicka do të ndryshojë për mirë për ta."Çështja është se në krye të vendit do të vijë një qeveri e majtë që do të kujdeset për njerezit, që do të dëgjojë popullin dhe nuk do të vendosë pa popullin për asgjë. Ne këtë shpresojmë dhe këtë presim nga vetë z.Cipras, që të implementojë reforma në të cilat të vendosim edhe ne. Ne cështjen tonë e fituam në gjyq. Ne presim nga ai që të thotë se kush ka fituar, duhet të kthehet në punë" tha Evaggelia Alexaki, një ish-punonjëse në shtet.Gjithsesi kritikët janë shprehur se planet e Syriza janë jo-realiste dhe të rrezikshme, pasi ata ende nuk kanë qënë konkrete e transparent për të shpjeguar publikisht se nëqoftëse do të tentojnë ta nxjerrin Greqinë jashtë Eurozonës, atëherë ku do ti gjejnë paratë për të implementuar politikat dhe reformat e tyre, gjë që do të përkthehet në një rrezik për ekonominë e vendit."Atë çka Syriza po e portretizon si programin e saj por e bën pasi është në fushatë elektorale, duhet të bëjë premtime që të marrë vota por sigurisht programi i saj duhet të ketë një vijë llogjike, dhe këtu syriza dhe liderët e saj po tregojnë se janë pa eksperiencë në politikë dhe janë të papërgjegjshëm.Syriza, sikurse edhe në parti të tjera politike, ka një hendek të madh mes atyre që premtojnë të realizojnë reforma në interes të qytetarëve dhe asaj që ata mund të realizojnë në të vërtet nëse vijnë në pushtet" tha Giorgos Kontogiorgis, një analist politik në Athinë.Ambiciet e Syriza-s, shkojnë përtej kufijve të Greqisë. Syriza është një parti e cila kërkon të vijë në pushtet përmes një lëvizje kundër masave shtrënguese, lëvizje e cila është përkthyer me protesta edhe në vende të tjera të Europës ku janë ndërmarrë këto masa, e në vende të cilat kanë ardhur në jetë partitë simotra të saj.Në krye të zotimeve të saj, partia e majtë ka premtimin se grekët do të vendosin vetë dhe nuk do të jetë më Gjermania ajo që do të menaxhojë Eurozonën, mbi të gjithë Greqinë.