Skandal në policinë e Majemit, fotografitë e të dënuarve tabelë qitje
Një tjetër skandal ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi është zbuluar se në një departament policie në Majemi, fotografitë e të dënuarve me ngjyrë përdoreshin si tabelë qitjeje në stërvitje. Edhe pse kjo praktikë nuk përdoret në asnjë vend tjetër, Shefi i Departametit pranon se gjithçka është normale dhe se nuk do të ketë ndëshkim për ata që kanë përdorur fotografitë.SHBA- Një tjetër skandal në marrëdhëniet ndër-rracore ka rindezur debatin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Policia e Majemit është zbuluar se përdorte fotografitë e disa të dënuarve me ngjyrë si tabelë qitjeje në stërvitje. Skandali u zbulua pasi një tabelë e tillë u zbulua në poligonin e qitjes disa javë më parë.Fotografitë u zbuluan nga rreshterja Valeri Dent, pjestare e Gardës Kombëtare, ndërsa po vizitonte poligonin ku policët po stërviteshin.Ajo tha për mediat vendase se ishte tmerruar kur në fotografitë e prdorura kishte dalluar vëllain e saj, i cili ishte arrestuar 15 vjet më parë nga policia e Majemit."Unë i pyeta se pse po përdornin vëllain tim për stërvitje. Mendoj se ata i shohin si kriminelë para se të kenë një mundësi që të dorëzohen", thotë Valeri.Ndërsa Udi Dent, fotografia e të cilit është përdorur për stërvitje, kujton se një plumb i kishte kaluar në sy dhe një në ballë.Shefi i Departamentit të policisë së Majemit Verior, Skot Denis, çuditërisht ka dalë në mbrojtje të kësaj praktike, duke thënë se ajo përdoret gjerësisht."Nuk ka asnjë shkelje proceduriale dhe nuk do të ketë asnjë masë disiplinore ndaj agjentëve që kanë bërë këtë", thotë Denis, i cili këmbëngul se fakti që të gjithë fotografitë ishin të personave me ngjyrë nuk do të thotë se ka rracizëm.Megjithatë mediat amerikane kanë raportuar se pas hetimeve nuk është gjetur asnjë Departament tjetër policie që të përdorë fotografi njerëzisht në stërvitje.Vetëm pak javë më parë, në qytetet e mëdha amerikane pati protesta të shumta për vrasjen e disa personave me ngjyrë nga policë të bardhë, ndërkohë që edhe Presidenti Barak Obama ka pranuar se marrëdhëniet ndër-rracore në SHBA nuk janë në nivelin e duhur.