Kukës, vrau dy vëllezërit për pronësinë e kromit, arrestohet autori
Pas më shumë se 5 muajsh në arrati, arrestohet Muharrem Bogjisha, autori i vrasjes së dy vëllezërve Batusha në Kalimash të Kukësit. Ngjarja e rëndë u regjistrua në korrik të 2014 pas një konflikti për kromin në hyrje të galerisë në Kalimashit.Muharrem Bogjisha qëlloi për vdekje vëllezërit Emri dhe Bilbil Batusha 45 dhe 30 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti dhe Arbër Batusha 16 vjeç, djali i Emriut.Konflikti ka nisur për pronësinë e një galerie kromi, e cila pretendohej nga të dyja palët. Mësohet se 2 vëllezërit Batusha dhe autori i vrasjes Bogjisha kanë qenë ortakë dikur.Nisja e bashkëpunimit të vrasësit me një tjetër person, ka qenë zanafilla e konfliktit mes palëve.Fillimisht nga të shtënat Bilbil Batusha mbeti i plagosur dhe u dërgua në Tiranë në gjendje të rëndë, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital.Policia pati arrestuar asokohe nipin e Muharremit, Servet Bogjisha,19 vjeç, i akuzuar për bashkëpunim me autorin e vrasjes.Miniera e Kalimashit është një burim i rendësishëm i mineralit të Kromit, pas asaj të Bulqizës.