Ajsbergu me kokë poshtë në Antarktidë, akulli është blu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2015, 11:41
Krijuesi i videove dhe projektuesi informaticien amerikan Alex Cornell u përball me një ajsberg me ngjyra shumë të veçanta teksa kalonte në Antarktidë, gjatë një udhëtimi. Në vend që të ishte ngjyrë e bardhë e zakonshme, ai ishte blu i tejdukshëm, pothuajse si alien, që të lejonte të shihje strukturën e brendshme. Në fakt nuk ishte aq e zakonshme. Bëhej fjalë për një ajsberg me kokë poshtë, që demostronte sipër pjesën që ishte e zhytyr njëherë.