Defekt në avionin e liderit të Syriza-s, Aleksis Tsipras
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2015, 13:39
Një incident i pakëndshëm raportohet t'i ketë ndodhur liderit të partisë greke Syriza, Aleksis Tsiprasit, teksa po udhëtonte nga Athina për në Janinë për të marrë pjesë në një takim me elektoratin para zgjedhjeve të 25 janarit.Avioni me të cilin po udhëtonte Tsipras është detyruar të kthehet në aeroportin e Athinës"Elefterios Venizelos" për shkak të problemeve teknike që ka shfaqur në fluturim.Tsipras, bashkë me gjithë udhëtarët e tjerë janë detyruar të hipin në një avion tjetër për të kryer udhëtimin për në Athinë.