Greqi, identifikohet bashkëpunëtori shqiptar i terroristit grek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2015, 13:25
Hari Koka është shqiptari me banim në Greqi i arrestuar si bashkëpunëtor i terroristit grek Kristodulos Ksiros.Policia greke bëri publik emrin e shqiptarit sot.39 vjeçari shqiptar u arrestua pak ditë më parë pasi u akuzua si pjesë e organizatës terroriste ku bënte pjesë Ksiros por dhe se kishte siguruar banesën ku ky u fundit u arrestua.Bashkë me shqiptarin në Kallamata, më 14 janar 2015 u arrestua edhe një shtetas grek në moshën 54 vjeçare.Ndaj tyre prokuroria e Athinës kishte lëshuar urdhërarrest për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste, prodhim dhe poseidim të lëndëve eksplozive dhe bombë, si dhe për mbajtje të armëve luftarake pa leje./Oranews.tv/