Operacioni në shtyllën kurrizore kryhet në Kinë pas 10 vitesh kërkime te kafshët

Doktorët në Kinë kanë kryer operacionin e tyre të parë në shtyllën kurrizore të një pacienti të paralizuar prej disa muajsh, duke përdorur mbi të një teknologji mjekësore rigjeneruese, pas 10 vitesh kërkime dhe eksperimentesh të suksesshme tek kafshët e mëdha.Pacienti Wang, e lëndoi shtyllën kurrizore në një aksident automobilistik 2 muaj më parë dhe nga ai moment ai ka qëndruar vetëm shtirë në shtrat. Duke përdorur një material për rigjenerimin e nervave, të zhvilluar nga Instituti i Gjenetikës dhe Biologjisë së avancuar nga Akademia e Shkëncës në Kinë, mjekët arritën të realizojnë atë që do të mbahet mend në histori si operacioni i parë tashmë i quajtur "Wang", në shtyllën kurrizore përmes teknologjisë rigjeneruese."Një shenjë mbeti pas operacionit të parë dhe pushtoi të gjithë zonën e dëmtuar të shtyllës kurrizore. Ne e premë të gjithë atë, rreth 2.8 cm, sigurisht nën monitorimin elektro-fizik dhe e zëvëndësuam palcën e dëmtuar , dukë mbjellë në të qëliza nervore, që në të ardhmen do të rriten në madhësinë normale" tha Fang Fengwu, Shefi i Departamentit të kirurgjisë së shtyllës kurrizore në këtë spital.Operacioni që shkoi më mirë nga sa ishte parashikuar zgjati 4 orë por tashmë mjekët po presin për të parë efektet e tij."Nervat e shtyllës kurrizore janë një tufë nervash, gati gati të lidhur si një kabëll. Ndaj ne i kemi lidhur ato në mënyrë të rregullt, si një urë ose si një hekurudhë, përmes së cilave nervat ndërlidhen me njëra-tjetrën për të mos u shkëputur kurrë.Qelizat burimore kanë një funksion për të ruajtur dhe në të ardhmen për të prodhuar inde të tjera rigjeneruese, në mënyrë që ato të mund të përmirësojnë dhe rigjenerojnë zonën e lënduar" tha Dai Jianwu, një kërkues në Institutin e Gjenetikës dhe Biologjisë së Avancuar.Menjeherë pas këtij operacioni, edhe 5 operacione të tjera janë planifikuar tashmë për 5 pacientë të moshave të ndryshme të paralizuar, në Pekin, Tianjin dhe Suzhou.