21 Janari, Flet e veja e Aleks Nikës: Ja pse i shkruajta Fleckenstein

E kanë nisur ditën me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein.

Duket se ndërhyrja e institucioneve ndërkombëtare është e vetmja shpresë për familjarët e Aleks Nikës, e një prej katër personave të ekzekutuar gjatë protestës së organizuar nga mazhoranca e sotme, më 21 janar të vitit 2011, për zbardhjen e ngjarjes.

Rajmondën Nika, bashkëshortia e të ndjerit, ka 4 vjet që pret për të mësuar kush i vrau babain e dy fëmijëve dhe tashmë dhimbja i ka lënë vendin zhgënjimit.

Rajmonda Nika: “Kanë kaluar 4 vjet dhe drejtësia shqiptare nuk ka bërë asgjë, prandaj vendosa t’i shkruaj një letër për t’i kërkuar ndihmë për zbardhjen e çështjes.  Nuk mund ta përballojmë këtë tragjedi por të paktën të dimë kush dhe pse. Është njëkohë e gjatë.

Premtimi që kanë marrë nga erudepuetit Fleckenstein, është shumë për xhaxhain e Aleks Nikës.

Raporteri për Shqipërinë, jo vetëm që do të flasë në Parlamentin Europian për zvarritjen e hetimeve por dhe me kryeministri Rama, të cilin Mark Nika, thotë se nuk e ka takuar prej kohësh.

Mark Nika: “Drejtësia ka heshtur. Ajo është kthyer në avokate mbrojtëse të vrasësve të 21 janarit, duke dhënë vendime absurde, pafajësi në një kohë që krimi ka lindur i zbardhur. Kjo është e papranueshme, ne e dimë që Aleksi nuk kthehet në jetë me vendimet e gjykatës por duam drjetësi për të na lehtësuar nga dhimbja. U ekzekutua në rrugë pa faj, u pushkatua.  Prokuroria shqiptare shkeli procedurat dhe nuk i zbatoi në bazë të procedurave europiane.

Në protestën e 21 Janarit kundër qeverisë që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha, humbën jetën 4 demonstrues.

Për këtë ngjarje, është dënuar me një masë të butë vetëm kreu i atëhershëm i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo, të cilët aktualisht janë të lirë.

Po kështu gjykata ka dënuar edhe 120 protestues, me verdikte deri në 1 vit burgim.

Drejtësia nuk ka thënë fjalën e saj se kush e dha urdhërin për të qëlluar me plumba të vërtetë ndaj protestuesve, kush fshiu filmimet e 21 janarit në kryeministri dhe kush vrau Aleks Nikën.

[caption id="attachment_448241" align="alignright" width="640"]Ne foto: Momenti nga takimi sot i Familjes se Aleks Nikes me raportuesin e PE-se Ne foto: Momenti nga takimi sot i Familjes se Aleks Nikes me raportuesin e PE-se[/caption][caption id="attachment_448388" align="alignright" width="640"]familjaret e aleks nikes Në foto: Familjarët e Aleks Nikës[/caption]Brukseli s'e harron 21 janarinNdonëse kanë kaluar 4 vjet vrasja  Aleks Nikës, njërit prej 4 protestuesve të 21 janarit mbetet pa autor. Kjo është dhe arsyeja pse e veja e Aleksit i shkruajti pak ditë më parë një letër raportuesit të Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein me të cilin sot paradite zhvilloi një takim në hotel Sheraton.Një ditë më parë raportuesi i PE-së deklaroi se kishte qenë bashkëshortja e Nikës e cila I kishte dërguar një email, ku i kërkonte pikërisht këtë takim.Takimi është zhvilluar larg syve të medias, por burimet saktësojnë se ata kanë kërkuar hetimin e ngjarjes.Detajet se deri ku kanë shkuar hetimet mbi vrasjen e demonstruesve do të jenë pjesë e raportit që raporterët e PE-së përgatisin për Shqipërinë."Kam marrë një letër, e-mail nga bashkëshortja e njërit prej viktimave të cilën do ta takoj nesër, Më shkruante se do të flasë me mua rreth kësaj ngjarjeje.Më pas do të kem një opinion. 4 vite është një periudhë e gjatë e hetimit, jam i interesuar të dëgjoj si e shohin ata progresin e hetimeve dhe më pas do pyes përfaqësuesit e qeverisë. Kam përshtypjen se është e rëndësishme të mos e harrojmë këtë gjë. Kjo do të jetë një çështje e mbuluar në raport siç ka qenë dhe në raportet pararendëse" tha raportuesi i PE-se ne konferencën për median të organizuar dje në Zyrat e BE-së.fleckenstein me familjaret e aleks nikes(Ne foto: Momenti nga takimi sot i Familjes se Aleks Nikes me raportuesin e PE-se)