Vasili: S’kemi çfarë i diskutojmë më ligjit për gjykatën e Lartë
Mazhoranca nuk do ta rishqyrtojë ligjin për Gjykatën e Lartë por do ta rivotojë menjëherë atë, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si edhe për ligjin për ndarjen e re territoriale.Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha se ndjen keqardhje për këtë vendim të Kreu të Shtetit, por ligji është diskutuar dhe nuk do ti ndryshohet më asgjë.“ Ne do ta rivotojmë sërish si nisëm pozitive e cila e ndihmon Presidentin, ia lehtëson ngërçin dhe mundimin dhe vë në vendin e duhur Presiden tin dhe Parlamentin”.Pretendimit se ndarja territoriale është e bazuar në kalkulime elektorale, Vasili iu përgjigj:“ Nuk ka ndarje territoriale që përcakton se ku do të votojnë shqiptarët. Në rast se shqiptarët me shumicë kërkojnë ta ndryshojnë këtë mazhorancë nuk i ndalon dot asnjë ligj dhe asnjë ndarje territoriale”.Duke i kujtuar opozitës se është angazhuar të repsektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Vasili tha se do ishte absurd çdo vendim për bojkot të zgjedhjeve, ndërsa i ftoi të djathtët të bëhen pjese e reformës në drejtësi.