Pengmarrja në Paris, policia franceze në kërkim të gruas së Amedi Kulibali

Policia franceze është vënë në ndjekje të Hayat Boumeddiene , 26 vjeçarja që së bashku me të dashurin e saj tashmë të vrarë Amedi Kulibali mbajtën peng dhjetëra persona një ditë më parë në një supermarket në lindje të Parisit.Sipas policisë, Boumeddiene e cila dyshohet se ishte e përfshiirë edhe në vrasjen e polices bashkiake dy ditë më parë, ia doli të arratisej gjatë operacionit blic.Edhe pse ankthi treditor i  Francës përfundoi me vrasjen e tre terroristëve, forca të shumta policie janë ende në kërkim të vazjës së re.Policia ndërkohë po heton nëse vëllezërit Kuachi kishin lidhje me Amedi Kulibalin. Sipas televizionit francez BFMTV, një person kishte marrë në telefon në redaksi dhe kishte deklaruar se ishte Amedi Kulibali.Sipas televiizonit ai kishte thënë se ishte anëtar i shtetit islamik dhe se po koordinonte sulmet e tij me vëllezërit Kouachi, përgjegjësit për sulmin në revistëtn satirike Shalri Hebdo.Sipas hetimeve të para, autopritet konfirmojnë se në fakt Kulibali njihte njërin prej vëllezërve të vrarë dje se gratë e tyre kishin oflur në telefon me njëra tjetrën mbi 500 hera.Gjatë pengmarrjes në supermarket, Kulibali kërcënoi se do të vriste pengjet nëse policia arrestontye dy vëllezërit Kuashi.Më pas ndodhi vrasja e 4 pengjeve në supermarket për të cilat dhe policia deklaroi se vrasjet ishin kryer nga pengmarrësi pas ndërhyrjes së forcave speciale.Ndërkohë operacioni blic në magazinën në Damartë ku dy vëllezërit Said dhe Sherif ishin ngujuar që në orët e para të ditës, u mbyll pa viktima të tjera.Personi që dyshohej se po mbahej peng nga vëllezërit Kuashi, një femër, në të vërtetë ishte e fshehur në një kuti dhe prej andej komunikonte me policinë pa dijeninë e dy terroristëve.Përmes një postimi në youtube, drejtuesit e Al-Kaedës në Jemen kanë marrëpërsipër sulmet e kryera nga vëllezërit Said dhe Sherif Kuashi dhe Ahmedi Kulibali. Al-Kaeda pranon se me veprimin e kryer, ata mbrojtën nderin e Profetit.Në mesazh justifikohet gjithashtu marrja përsipër e sulmeve me vonesë, për arsye sigurie.Lideri i lartë Sheikh Harith al-Nadhari tha se disa franceze janë sjellë keq me profetin por ushtarët besnikë të zotit u mësuan limitet e lirisë së fjalës.Në fakt, të dy vëllezërit Kuashi ishin të skeduar nga autoritetet franceze për kontakte të vazhdueshme me grupimet terroriste dhe madje njëri prej tyre kishte qenë edhe në Jemen dhe Siri, për t'u trajnuar për të kryer sulme të tilla.Për kryeministrin francez, 17 viktimat e tre ditëve të terrorit ishin një dështim i pastër i inteligjencës franceze."Në 17 vetë vriten, kjo do të thotë se janë bërë gabime," tha ai.Terrori në Francë nisi të mërkurën e 7 janarit 2015, kur vëllezërit Kuashi vranë 12 persona dhe plagosën 11 të tjerë në sulmin e përgjskshëm te revista satirike.Të dielën, në Paris pritet të mbahet një tubim për të mbështetur vlerat e "Charlie Hebdo", ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe kryeministri britanik, Devid Kameron, dhe presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk dhe kryeministri italian, Mateo Renci.