Kapet 38 kg marijuanë në Kavavijë, arrestohet rumuni, e kishte marrë në Fier

38 kg lëndë narkotike marijuanë është sekuestruar ditën e sotme nga policia e Kakavijës, ndërsa ka rënë në pranga edhe poseduesi i saj, shtetasi rumun Petre Lulian Dochita, i lindur më 19.09.1978.Sipas burimeve policore shtetasi i identifikuar me kartë identiteti SV65350 udhëtonte me mjetin e vet Smart me targë IMX9396 me ngjyrë të verdhë dhe sipas informacioneve paraprake lënda narkotike ishte marrë në qytetin e Fierit, ndërsa kishte si destinacion Greqinë.Policia kufitare e Kakavijes bën me dije se lënda narkotike është gjetur gjatë kontrollit në këtë pikë kufitare, ku u konstatua se në pjesën poshtë këmbëve të shoferit dhe pasagjerit ishin fshehur disa pako të mbështjella me letër natriban e dyshuar si lëndë narkotike.Kjo është sasia e parë e lëndës narkotike e kapur nga Policia e Kakavijes për 2015, ndërkohë që për vitin që lamë pas në këtë pikë doganore janë shënuar 17 raste te kapjes së shtetasve me kannabis sativa në një sasi që shkon në total për 2014 në 314 kg si dhe dy raste me 13.5 kg heroinë.